Janë përcaktuar arbitrat që do të vendosin drejtësi në ndeshjet e radhës për Shqipërinë dhe Kosovën, në dy përballje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.
Sfida mes Polonisë dhe Shqipërisë do të drejtohet nga arbitri anglez Anthony Taylor, një nga emrat më të njohur të gjykimit në Europë, me eksperiencë të gjatë në kompeticionet elitare si Premier League dhe turnetë madhore të UEFA-s.
Ndërkohë, takimi Sllovaki–Kosovë i është besuar gjyqtarit norvegjez Espen Eskås, i cili gjithashtu është pjesë e listës së arbitrave ndërkombëtarë dhe ka drejtuar ndeshje të rëndësishme në kompeticionet europiane.
sfidanti.al

