Melburn Siti mposhti me rezultatin 1 me 0 Melburn Viktori, për të fituar kampionatin australian. Pjesë e kësaj skuadre është edhe Medin Memeti, që mori minuta në finale. 17-vjeçari kështu ishte pjesë e skuadrës që u shpall kampione e Australisë. Memeti u afrua te Melburn Siti në verën e kaluar, pasi ishte pjesë e moshave. Edicioni i parë ka rezultuar i suksesshëm duke fituar trofeun më të rëndësishëm. Memeti mori minuta në 21 ndeshje gjithsej ku shënoi pesë gola dhe asistoi një tjetër. Deri tani ka luajtur vetëm me Australinë e moshave. Në dyshim mbetet zgjedhja e tij për ekipin e parë.
sfidanti.al