Cristian Shpendi mund të kalojë në Serie A. Sulmuesi shqiptar i Cesenas pëlqehet nga 3 skuadra, të cilat do të garojnë në distancë për shërbimet e tij. Fiorentina e kishte monitoruar atë që në janar dhe tani duket se janë rikthyer në lojë, por nuk janë të vetmit që synojnë transferimin e tij. Bologna dhe Torino gjithashtu, do të dëshironin të kishin në gjirin e skuadrës një lojtar si Cristian Shpendi. Ai ka realizuar 11 gola në 35 ndeshje në këtë sezon të Serie B.
sfidanti.al