Skënderbeu vazhdon me merkaton në hyrje

Skënderbeu ka zyrtarizuar këtë të mërkurë marrëveshjen me Liridon Balajn. Sulmuesi anësor u është bashkuar korçarëve si lojtar i lirë dhe tashmë do të jetë nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç si përforcim i repartit të avancuar. Trajneri i bardhekuqve kërkonte prej kohësh alternativa për Rashicën, Nikajn e Franklin e me sa duket i është përmbushur dëshira me firmën e një futbollisti i cili ka përvojë në futbollin zviceran dhe belg. Lojtari nuk ka humbur kohë, por u është bashkuar në stërvitje shokëve të rinj.

Njoftimi i Skënderbeut:

“Liridon Balaj zyrtarisht bardhekuq! 25-vjeçari i dalë nga akademia e Besës së Pejës, pas një karriere disavjeçare në Zvicër dhe Belgjikë, ka firmosur kontratën që e lidh me klubin për 3 vitet e ardhshme!”.

 

sfidanti.al