“Final 4” nuk është ëndërr për Skënderbeun, që po fillon të krijojë dhe distancat e para me ndjekësit. Me 21 pikë, po aq sa Tirana e vendit të tretë, bardhekuqtë janë tashmë 4 pikë para Vllaznisë së vendit të pestë. Me Gvozdenovic në krye, Skënderbeu ka katër sfida pa humbje. Barazimi me Tiranën dhe Kukësin, si dhe fitorja me Teutën dhe Erzenin kanë konsoliduar pozitat në renditje. Shpëtimi i Skënderbeut pas një ecurie negative ka ardhur nga Nigeria. Sulmuesi Franklin ka shënuar në 3 ndeshjet e fundit. Në fitoren ndaj Teutës, barazimin me Kukësin dhe së fundmi fitorja me Erzenin që erdhi nga këmbët e tij. Sulmuesi 21 vjeçar është aktivizuar në total gjashtë ndeshje. Dhe pse vetëm tri të fundit titullar, Franklin ka shënuar 4 gola në sfida të ndryshme. Vlen për tu kujtuar dhe goli nga Egnatias në fund që i dha barazimin korçarëve. Deri tani po flitet për sulmuesin që çdo skuadër e kërkon në Superiore.
sfidanti.al