Skandal në Turqi: presidenti dhe i gjithë këshilli drejtues i Komisionit Disiplinor kanë dhënë dorëheqjen sepse janë përfshirë në një skandal të lidhur me shpërndarjen e mesazheve të brendshme në WhatsApp kundër teknikut të Fenerbahce, José Mourinho. Sipas disa raportimeve të publikuara nga mediat turke, anëtarët e komitetit talleshin në mesazhe me drejtues të klubeve të ndryshme, shprehnin preferenca në favor të Galatasaray dhe sulmonin rëndë teknikun Mourinho me fraza si: “Do t’ia bëjmë të paguajë sezonin e ardhshëm” ose “Është toleruar tepër”. Publikimi i këtyre mesazheve nuk mund të çonte tjetërkund veçse në dorëheqjen në bllok të presidentit dhe të gjithë këshillit drejtues të Komisionit Disiplinor. Një stuhi e vërtetë që po krijon jo pak siklet në nivelet më të larta të futbollit turk.
Komisioni Disiplinor dorëhiqet për mesazhet kundër Mourinho
Një skandal i ri godet futbollin turk dhe në qendër është sërish José Mourinho. Presidenti dhe i gjithë këshilli drejtues i Komisionit Disiplinor të futbollit profesionist (PFDK) kanë dhënë dorëheqjen pas shpërndarjes së disa mesazheve private në të cilat sulmonin rëndë trajnerin e Fenerbahçes. Trajneri portugez nuk është pëlqyer apo pranuar kurrë nga drejtuesit e Komisionit për deklaratat e tij ndaj gjyqtarëve që nga momenti i mbërritjes së tij në Turqi, dhe këtë ndjesi ata e shprehnin në biseda private që janë bërë publike orët e fundit. Në drejtim të ish-trajnerit të Porto, Inter, Chelsea, Real Madrid, Manchester United dhe Romës, drejtuesit e Komisionit përdornin fraza si “Është toleruar tepër” dhe “Do t’ia bëjmë të paguajë sezonin e ardhshëm”. Fjalë që mund të çonin vetëm në një rrugëdalje: dorëheqja në bllok.
Reagimi i Fenerbahçe
Menjëherë reagoi Fenerbahçe, që kërkoi sqarime nga Federata e Futbollit të Turqisë me një komunikatë shumë të ashpër: “Klubi ynë ka paraqitur një kërkesë zyrtare në Federatën e Futbollit të Turqisë si përgjigje ndaj korrespondencës që u bë publike sot dhe që pretendohet të përkasë anëtarëve të Këshillit Disiplinor të Futbollit Profesionist. Ne besojmë se ky mentalitet armiqësor, që shkel qartësisht parimin e paanshmërisë dhe bazohet në përplasje e hakmarrje, nuk ka vend në sportin turk.”
sfidanti.al