Shkëndija mbush arkën e Bylisit

Aleksandër Trumçi ka spikatur te Shkëndija në sezonin e tij të parë në Tetovë. Mbrojtësi i huazuar te Bylisi për 6 muaj me të drejtë blerje do të mbushë arkën e ballshiotëve me 50 mijë euro. Një lëvizje që konkretizohet pikërisht në janar, siç Shkëndija ka lajmëruar me prezantimin e Trumçit në verë. Mbrojtësi ka kontribuar në tre gola gjatë kampionatit duke shënuar një dhe asistuar dy të tjerë. Kontrata e firmosur pritet të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2027. Më parë “Panorama Sport” ka përcjellë dhe se Bylisi ka ruajtur 20% të kartonit të 24-vjeçarit.

sfidanti.al