Sherri rikthehet te Cagliari

Portieri i kombëtares shqiptare Alen Sherri është kthyer sot tek Cagliari në Serie A, pasi klubi sard ka vendosur t’ia ndërpresë huazimin tek Frosinone.

Shkodrani shkoi te Frosinone në verë për të qenë titullar, por u dëmtua rëndë që në start të sezonit. Tani do të kthehet në bazë, sepse portieri Boris Radunovic po transferohet tek Spezia, duke hapur vend për Sherrin si zëvendësin e titullarit Caprile.

sfidanti.al