Shehi “fajëson” ndeshjen e parë

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, deklaroi pas eliminimit të skuadrës së tij nga Conference League se pengu më i madh është ndeshja e parë nga Iberia 1999, në të cilën “të kuqtë” u mundën me rezultatin 2-0.

“Të dyja ndeshjet janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ndeshja e parë na kryqëzoi, ai është pengu më i madh. U përpoqëm me të gjitha forcat për ta ndryshuar rezultatin. Gjej rastin t’i komplimentoj çunat, mungesat na e vështirësuan edhe më shumë punën. Në qoftë se do të kishim shfrytëzuar rastet tona, që në Europë nuk janë me bollëk, situata do të ishte ndryshe. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të pranojmë rezultatin, edhe pse pishmani më i madh është ndeshja e parë”.

 

sfidanti.al