E ardhmja e Neymar te Santos është ende në dyshim. Futbollisti brazilian deklaroi hapur se nuk ka vendosur ende nëse do të rinovojë kontratën me klubin, me marrëveshjen që skadon më 30 qershor. “Nuk e di akoma. Të gjitha këtyre pyetjeve do t’u përgjigjem vetëm pas ndeshjes së datës 12. Deri atëherë nuk do të flas më për këtë. Tashmë e kam thënë, po mendoj për këtë. Të më pyesni përsëri pas tre ditësh nuk do ju ndihmojë, përgjigja do të jetë e njëjtë. Do të marr një vendim vetëm pas 12 qershorit.”
sfidanti.al