Mohamed Salah, pas fitores të Liverpulit kundër Manchester City-t, ngrin tifozët e tij:
“Unë po shijoj çdo minutë këtu, ndihem si në shtëpinë time. Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në Anfield dhe të fitosh ndeshje. E ardhmja ime? Sinqerisht, kjo është ndeshja e fundit që do të luaj për Liverpulin kundër Manchester Cityt, kështu që doja vetëm ta shijoja”, ka thënë sulmuesi egjiptian.
Ka disa kohë që klubi anglez dhe sulmuesi nuk po gjejnë dakordësinë për rinovimin e kontratës, që skadon në verën e vitit 2025.
sfidanti.al