Willy Sagnol drejton kombëtaren e Gjeorgjisë prej shkurtit të vitit 2021. Ish-lojtari i Bayern Munich dhe kombëtares franceze, po bën një punë shumë të mirë. Gjeorgjia është rritur shumë me 46-vjeçarin në pankinë dhe në mars do të bëjë gjithçka për të siguruar një biletë në Euro 2024. Kryqtarët do të sfidojë Luksemburgun në gjysmëfinale dhe fituesin e çiftit Greqi-Kazakistan në finalen e madhe për kualifikimin në Gjermani 2024. Rreth shortit të Nations League, ku Gjeorgjia do të ketë përballë Shqipërinë, Ukrainën dhe Çekinë, Sagnol u shpreh:
“Para disa vitesh kombëtarja gjeorgjiane luante në Ligën D, ndërkohë që tani jemi pjesë e Ligës B. Kjo tregon se futbolli gjeorgjian është në rrugën e duhur. Mezi po presim të përballemi me Ukrainën, Shqipërinë dhe Çekinë, skuadra shumë të mira. Një grup i vështirë, por ne do të marrim përvojë. Dhe do të mësojmë shumë nga përballjet me këta kundërshtarë”, theksoi trajneri i kombëtares gjeorgjiane.
sfidanti.al