Sulmuesi Rubin Hebaj i cili luan për klubin e Andijan në Uzbekistan është vlerësuar me çmimin e “Topit të Artë” të futbollit. Një çmim i votuar nga specialistët e futbollit në vend. Ai zhvilloi një sezon të shkëlqyer të cilin e mbylli para pak javësh. Shkodrani arriti të shënonte 12 gola dhe të jepte 2 asiste në nivelin më të lartë të futbollit uzbek në vetëm 26 javë.
sfidanti.al