Ribery, me rrëfim tronditës: Mund të më kishin prerë këmbën

Franck Ribery i dha fund karrierës së tij në vitin 2022. Në atë kohë ai luante për Salernitanën në Serienë A dhe ishte i detyruar ‘të varte këpucët në gozhdë’. Arsyeja ishte e thjeshtë: dhimbjet gjithnjë e më të forta në gju. Në një intervistë për ‘L’Équipe’, ai rrëfen fundin e karrierës së tij:

“Gjuri filloi të më dhembte gjithnjë e më shumë”, kujton ish-lojtari i Bayernit. “Nuk stërvitesha më mes ndeshjeve, por vetëm rikuperohesha për të ruajtur veten.”

 

Ekzaminimet mjekësore zbuluan se nuk kishte më kërc në gju, ndaj Ribery iu nënshtrua një operacioni në Austri, ku iu vendos një pllakë metalike brenda. Megjithatë, gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve, siç rrëfen vetë 41-vjeçari:

“Kam pasur një infeksion të madh gati pesë muaj më vonë.” Madje, situata u bë aq serioze sa ai e pyeti veten nëse do të kishte nevojë për amputim:

“Pllaka u hoq,” tregon ish-lojtari i Fiorentinës. “Infeksioni më kishte shkatërruar. Ishte aq i rëndë sa kisha vrima në këmbë. Kisha infektim nga staphylococcus aureus (një bakter që mund të shkaktojë infeksione të rënda). Kam kaluar dymbëdhjetë ditë në emergjencë në një spital në Austri. Isha shumë i frikësuar. Mund të më kishin prerë këmbën,” kujton Ribery.

 

sfidanti.al