Nuk ka më dyshime, Rey Manaj do vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Sivasspor. Në fakt është vetë skuadra turke që ka njoftuar arritjen e mërrëveshjes mes palëve për një kontratë të re 1.5-vjeçare. “Kemi arritur marrëveshje për një kontratë të re 1.5-vjeçare me sulmuesin tonë, Rey Manaj, të cilin e morëmnë skuadrën tonë në fillim të sezonit 2023-2024 dhe u bë një nga emrat e rëndësishëm të ekipit në një kohë të shkurtër”, thuhet në deklaratën e klubit.
Presidenti i klubit, Bahattin Eken tha: “Rey Manaj fitoi dashurinë e komunitetit të Sivasspor jo vetëm me golat që shënoi, por edhe me shpirtin e tij luftarak në fushë. Ne kemi besim të plotë se me të do të arrijmë suksese më të mëdha, me mbështetjen e tifozëve tanë, Manaj do ta bëjë fanellën tonë më popullore. Jam i sigurt se do të na çojë drejt fitoreve të mëdha”.
sfidanti.al