Rey Manaj nuk di të ndalet në Turqi

Rei Manaj nuk ka të ndalur me golat në Turqi. Pasi nuk arriti dot që të shkëlqente te Kombëtarja, Manaj u kthye te Sivaspori për të vazhduar punën e lënë përgjysmë. Sulmuesi shqiptar ka realizuar një tjetër gol vendimtar për ekipin e tij. Sivaspori arriti që të fitonte në shifrat 1-0 ndaj Karagmuruk, teksa në minutën e 90 ishte goli i Manajt që vendosi gjithçka.

sfidanti.al