Real Madrid hidhet në sulm për talentin e Juventusit

Real Madrid është gjithmonë shumë e vëmendshme në merkato sa i përket alenteve. Synimi i fundit është Andrea Cambiaso, protagonist i një sezoni të shkëlqyer deri tani me Juventus në Serie A. Te skuadra e Allegri ai po fiton gjithnjë e më shumë besim dhe minuta, duke u aktivizuar në 19 ndeshje në kampionat, ku ka realizuar edhe një gol. Ideja fillestare e Real ishte që ta merrte mesfushorin që në merkaton e janarit, por klubi spanjoll e kuptoi se nuk ishte momenti i duhur për të trokitur në derën e Juventus. Ai që ka miratuar këtë lëvizje është trajneri Carlo Ancelotti, që i ka kërkuar klubit të ndërhyjë për 23-vjeçarin Cambiaso në merkaton e verës. Synimi është që madrilenët të bëjnë një ofertë konkrete, që shkon deri në 30 milionë euro. Andrea Cambiaso ka një kontratë deri në vitin 2027 me Juventus, ndërkohë që bardhezinjtë sigurisht që do të kenë kërkesa shumë më të larta financiare nëse do të futen në negociata.

sfidanti.al