Rabie Tota është trajnerja e re e Kombëtares shqiptare U-15 për vajza.
Federata e Futbollit i ka besuar drejtimin e ekipit pas një eksperience të gjatë në futbollin e vajzave, si futbolliste dhe trajnere. Gjatë karrierës si lojtare, Tota ka qenë pjesë e disa skuadrave, si Kinostudio, Tirana AS, Mitrovica, Hajvalia, Partizani, KF Tirana dhe Kombëtarja A e Shqipërisë. Ndërsa si trajnere, prej vitit 2022 ka drejtuar ekipet zinxhir të moshave të vajzave të Egnatias. Tani ajo do të ketë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e talenteve të reja, në krye të Kombëtares shqiptare U-15 për vajza.
sfidanti.al