Pushteti i agjentëve të futbollit, nga 7 miliardë euro transferime, 700 milionë janë për ta

Disa nga emrat njihen mirë, dhe janë të tillë si Zhorge Mendes, Mino Raiola, Pini Zahavi, Folker Strut, por edhe shqiptari nga Maqedonia (sot e Veriut) Fali Ramadani. Sipas “La Gazeta delo Sportit”, agjentët e futbollit janë bërë gjithnjë e më të fuqishëm duke shërbyer si ndërmjetës të transferimeve të lojtarëve. Nga 7 miliardë euro të shpenzuara nga klubet për transferimet e lojtarëve vetëm në vitin 2019, plot 700 milionë euro pra 10 për qind, kanë shkuar në xhepat e agjentëve. Kjo situatë ka vazhduar të ndryshojë në favor të tyre, që pas ligjit Bosman që i lejoi lojtarët të kishin më shumë liri për karrierën e tyre.

Sfidanti.al