PSG është gati të rikthejë Skriniar

Dukej se ishte në dalje, por në fund Milan Skriniar mbeti te Paris Saint-Germain. Kishte zëra për Romën, pastaj mbi të gjitha për Al Nassr, por ish-lojtari i Interit nuk gjeti një marrëveshje tjetër. Dhe tani ai duhet të rikthehet nën urdhërat e Luis Enrique, sipas edicionit të sotëm të L’Equipe.

Gazeta franceze shkruan se edhe për shkak të mungesës së Nuno Mendes, mbrojtësi sllovak duhet të rikthehet në skuadër për ndeshjen ndaj Lille. Nga ana tjetër, angazhimi i tij nuk ka munguar asnjëherë: vullneti i tij ka qenë gjithmonë të qëndrojë nën hijen e Kullës Eifel dhe të luajë letrat e tij, pavarësisht se nuk e ka bindur plotësisht tani për tani trajnerin e tij Luis Enrique. Kështu, Milan Skriniar dhe Danilo Pereira mbeten, tek të cilët trajneri asturian thotë se dëshiron të llogarisë: “Unë llogaris në të gjithë lojtarët e PSG-së që janë nën kontratë. Unë kam preferencat e mia, por Milan Skriniar dhe Danilo janë lojtarë që kanë ndihmuar. Tregu i transferimeve ka mbaruar, unë  llogaris në të gjithë lojtarët që janë në skuadër”.

sfidanti.al