Propozimi i presidentit amerikan: Të rikthejmë Rusinë në Kupën e Botës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, në një konferencë për shtyp të bërë së fundmi së bashku me numrin një të FIFA-s, Infantino, preku tema të ndryshme, sa i takon Botërorit të vitit të ardhshëm. Ai propozoi idenë që Rusia të kthehet në një skuadër që mund të garojë në Kupën e Botës, veprim ky që ndoshta mund të sillte paqen me Ukrainën. “Të rikthejmë Rusinë në Kupën e Botës, ndoshta ndihmon për paqen me Ukrainën”- tha fillimisht Trump. Trump shtoi se organizimi i një kompeticioni të tillë duhet të jetë perfekt.

“Këto ngjarje do të gjenerojnë dhjetëra miliarda dollarë në aktivitet ekonomik për bizneset lokale dhe do të krijojnë mijëra e mijëra vende pune për amerikanët. E kam udhëzuar ekipin tim të bëjë gjithçka që është në fuqinë tonë për ta bërë Kupën e Botës një sukses të paparë. Dhe kjo është ajo që do të jetë. Ne do të sigurohemi që të jetë. Do të jetë diçka shumë e veçantë. Së bashku, do të sigurohemi që Kupa e Botës 2026 të jetë turneu më i mirëorganizuar i futbollit që bota ka parë ndonjëherë.”


sfidanti.al