Procesi Pogba, i vëllai dënohet me tre vjet burg

Gjykata penale e Parisit ka shpallur tashmë gjashtë dënime për tentativë shantazhi dhe tentativë rrëmbimi ndaj Paul Pogba. Gjykata ka vendosur dënimet e shkallës së parë për 6 të pandehur, fajtorë se sekuestruan dhe shantazhuan Paul Pogba në mars 2022. Mes fajtorëve edhe vëllai i madh i futbollistit, Mathias, i cili u dënua 3 vjet burg. Porositësi i operacionit është dënuar, nga ana tjetër, me 8 vjet burg. Ngjarjet datojnë në mars të vitit 2022, kur Paul Pogba, i cili atëherë luante për Manchester United, thuhet se është rrëmbyer dhe kërcënuar nga disa burra të armatosur dhe me fytyrën e mbuluar, të cilët më pas rezultuan të ishin shokët e tij të fëmijërisë, të cilët kërkuan 13 milionë euro nga lojtari i datëlindjes ’93. Në këtë drejtim, ndër të tjerët, është dënuar edhe Mathias Pogba, vëllai i madh i Paul: tre vjet burg, dy prej të cilëve janë pezulluar dhe do të vuajnë nën regjimin e arrestit shtëpiak. Përveç kësaj, ai është dënuar me një gjobë prej 20,000 euro për tentativën e shantazhit ndaj vëllait të tij. Ndërkohë, një dënim prej tetë vjetësh burg është dhënë për Roushdane K., i cili konsiderohet si porositësi dhe truri i operacionit. Ndërkohë, avokati i Mathias ka njoftuar tashmë se ka ndërmend të apelojë vendimin.

sfidanti.al