Portugalia, CR7 kthehet me avion privat

Cristiano Ronaldo nuk u kthye në Portugali së bashku me pjesën tjetër të kombëtares pas eliminimit nga Kupa e Botës 2026. Kapiteni portugez zgjodhi të udhëtonte me avionin e tij privat, ndërsa shokët e skuadrës u rikthyen në Lisbonë me fluturimin e organizuar nga federata. Sipas raportimeve të Marca, 41-vjeçari u shfaq i qetë në aeroport dhe përshëndeti me mirësjellje stafin përpara nisjes.