Pedri: Thoshin se jam i brishtë, tani më lavdërojnë

Gjatë një interviste për TV3, mesfushori i Barcelonës, Pedri, i konsideruar nga shumëkush si një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij aktualisht, foli për një aspekt që ka qenë shpesh objekt diskutimi. Kritikat dhe tifozët shpesh janë fokusuar tek problemet e tij fizike, të cilat ndonjëherë janë përshkruar si një kufizuese për rendimentin e tij.

Ja si u shpreh ai:

“Kam kaluar nga gjithçka. Në fillim, të gjithë më lavdëronin, pastaj erdhën kritikat, dhe tani lavdërimet janë rikthyer. Kam parë të dyja anët e medaljes. Njerëzit thoshin se isha i brishtë, se dëmtohesha shumë… Kur të kritikojnë në atë mënyrë, të shtyjnë të dëshmosh se gabohen. Por, përtej kësaj, dua thjesht të shijoj sërish lojën, dhe tani po e bëj, pas një kohe të gjatë pa atë ndjesi”.

sfidanti.al