Skuadra e Gegës pati probleme sa i përket dëmtimeve kundër Egnatias. Agim Zeka pësoi goditje dhe pati një dëmtim që në minutat e para të sfidës. Dje ka kryer ekzaminimet mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit, që do të caktojë edhe nëse mund të jetë gati kundër Bylisit, apo jo. E ngjashme është edhe situata me Domgjonin, i cili pësoi një dëmtim muskulor. Nisur nga koha e shkurtër për rikuperim, vështirë se kjo dyshe do të jenë në dispozicion.
sfidanti.al