Skuadra e Partizanit ka bërë me dije se ka arritur marrëveshjen me futbollistin Nebi Qokthi. Sulmuesi i talentuar, i cili ishte pjesë e ekipit U-19 në Akademinë e Futbollit Partizani, është tashmë zyrtarisht pjesë e skuadrës së parë.
“Qokthi ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me klubin, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në politikën e klubit për promovimin e talenteve”, bën me dije klubi pas firmës së talentit.
sfidanti.al