Këtë të martë u hodh shorti për gjysmëfinalet e “Final Four”, ku katër skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Egnatia do të përballet me Partizanin, ndërsa Vllaznia luan ndaj Dinamos. Të dyja takimet, së bashku me finalen do të luhen në stadiumin “Arena Kombëtare”. Gjithashtu, është bërë e ditur se finalja për vendin e tretë dhe të katërt, nuk do të luhet në Tiranë. Kjo përballje është planifikuar të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.
sfidanti.al