Një holandez në Bundesligë

Donny van de Beek është zyrtarisht një lojtar i Eintracht Frankfurt. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, klubi gjerman ka bërë të ditur se mesfushori holandez ka firmosur kontratën e tij dhe do të mbajë të veshur fanellën me numrin 25. Mesfushori vjen në Bundesligë nga Manchester United, në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual.

“Donny van de Beek është një përforcim i rëndësishëm për skuadrën tonë. Ai sjell shumë eksperiencë ndërkombëtare, nga e cila do të përfitojnë shumë nga lojtarët tanë. Donny është i rrezikshëm në zonën kundërshtare dhe mund të ndihmojë sulmuesit tanë që të jenë më të rrezikshëm dhe efikasë”, ka thënë për blerjen e re të klubit, drejtori sportiv i Eintracht Frankfurt, Markus Krösche.

sfidanti.al