Newcastle duket se është i interesuar të marrë Sergio Ramos në të ardhmen e afërt. Mbrojtësi spanjoll, i cili ka fituar katër herë Champions League, ka mbetur pa ekip pasi u largua nga Sevilla në fundin e sezonit të kaluar. Për 38-vjeçarin është interesuar edhe Inter Miami në muajt e kaluar. Tani, sipas SportsKeeda, Newcastle duket se është gati të hidhet në sulm për Ramos. Ata janë të gatshëm t’i ofrojnë legjendës së Real-it 8.3 milionë sterlina (9.9 milionë euro) në sezon. Bardhezinjtë, të cilët kanë humbur Sven Botman për shkak dëmtimi, janë të gatshëm t’i ofrojnë Ramos një kontratë deri në qershorin e 2026-ës. Sezonin e kaluar, Ramos luajti 37 ndeshje si titullar me Sevilla-n, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë një asist.
sfidanti.al