Në Vlorë mori vetëm 2 pikë në 6 ndedhje, Garcia gjen punë tek Ajax

Verën e shkuar Flamurtari e nisi me ambicie të mëdha dhe presidentit Sinan Idrizi i këshilluan një trajner spanjoll, Carlos Garcia, i cili për herë të parë gjeti punë si trajner i parë, sepse kishte punuar për shumë vite si ndihmëstrajner.

Në Vlorë gjithçka shkoi keq, Garcia mori vetëm 2 barazime në 6 ndeshje, loja ishte mediokre dhe lojtarët që solli vetë Garcia dolën skarco.

Megjithatë, duket se lidhjet e spanjollit janë të forta, sepse në shkurt mori detyrën e ndihmëstrajnerit tek Ajax U21 dhe në mars u gradua sërish si ndihmëstrajner i spanjollit Oscar Garcia tek Ajax, që është në krizë të thellë këtë sezon dhe po tenton të shpëtojë sezonin duke kapur vendin e tretë në kampionatin holandez.