Në Spanjë thonë se rinovimet e Asensios dhe Sebajosit janë vështirësuar

Nuk janë sot lojtarë aq të rëndësishëm për Realin sa kanë qenë më parë, sidomos i pari. Marko Asensio dhe Dani Sebajos janë në udhëkryq në “Santiago Bernabeu”, pasi nuk dihet nëse do të vazhdojnë m ekipin madrilen, apo do të shkojnë diku tjetër. Ata janë produkt i Akademisë së Realit, “Fabrikës” siç e quajnë në Spanjë, ndërsa janë në pritje të një oferte të klubit. Pritet të shihet nëse do të ketë rinovim, por mbërritja e lojtarëve të tillë si Rydiger dhe Çuameni ia ka ngushtuar hapësirën. Asnjëri prej tyre nuk ka marrë ende ofertë rinovimi nga klubi, ndërsa Asensio është ndër emrat që kanë qenë të vlerësuar nga tifozët.

Sfidanti.al