Murinjo kthehet si në kohët e vjetra: Jam një udhëheqës i mirë

Trajneri i Romës është një nga njerëzit e momentit, edhe pse lavdia e tij nuk mund të krahasohet sot me atë të Karlo Ançelotit. Gjithsesi, duke qenë se ai fitoi Ligën e Konferencës me Romën, ndërsa italian mori Championsin me Realin, trajneri portugez nuk është aspak për t’u hedhur poshtë, diçka që ai vetë e bënte dikur me të tjerët duke u tallur se përse nuk luftonin për Ligën e Kampionëve. Gjithsesi, suksesi të bën të kërkuar dhe Murinjo dha një intervistë për revistën amerikane, “Forbs”. “Mendoj se jam një lider i mirë, – tha ai, – sekreti im është që unë nuk kënaqem kurrë, dëshiroj të vazhdoj të fitoj”.

Sfidanti.al