Kosova triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Izraelit, në një terren tejet të rënduar në “Fadil Vokrri”, për të cilin u ankua edhe trajneri i “dardanëve” Primoz Gliha. Vërejtjet nuk i kurseu aa kapiteni i Izraelit, Eran Zahavi, i cili paa ndeshjes tha se më shumë se një fushë futbolli, terreni i “Fadil Vokrrit” dukej si një stallë derrash…
“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte. Do të japim çdo gjë në ndeshjet me Zvicrën dhe Rumaninë, pasi situata në grul nuk ka ndryshuar aq shumë. Por natyrisht do të ishte më mirë sikur të fitonim sonte”, ka thënë Zahavi.
sfidanti.al