Kosova jeo sinjale pozitive në ndeshjen eleminatore të Euro 2024 pasi evitoi humbjen e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri” përballë Zvicrës së shqiptarëve ku nuk shënoi as Shaqiri e as Xhaka ndërsa në fund Vedat Muriqi u bë hero me dy gola në barazimin 2-2. Amir Rrahmani në fundin e ndeshjes shënoi një gol në portën e Kosovës pasi Muriqi kishte barazuar përkohësisht golin e Remo Freuler në pjesën e parë. Ndeshja nisi mes shumë emocioneve dhe një banderole me mesazhin e qartë të Dradanëve ndaj shqiptarëve të Zvicrës, ndërsa Xherdan Shaqiri u përgjigj me dorën në zemër gjatë Himnit të Kosovës. Sfidë e interpretuar mirë në pjesën më të madhe nga Kosova.
Dy herë në disavantazh ekipi vendas dhe dy herë Muriqi duke barazuar ndeshjen e vështirë të Prishtinës që gjithsesi nuk i përmirëson pozitat e Kosovës në pjesën e dytë. Zvicra gjithsesi mbetet në vendin e parë të klasifikimit me 11 pikë, ndërsa Kosova mbetet ende në kuotën e 0 fitoreve dhe vetëm 4 pikëve pas 5 ndeshjeve të para rë grupit me 5 pikë diferencë nga Rumania e vendit të dytë dhe sfida e radhës është pikërisht ndaj rumunëve e mund të konsiderohet edhe si shansi i fundit i dardanëve për të qëndruar në lojë.
sfidanti.al