Ndërron jetë ikona e Partizanit, Kristaq Eksarko!

Futbolli shqiptar dhe Partizani vajtojnë sot ndarjen nga jeta të një ikone të kësaj loje të viteve ’80 siç ishte Kristaq Eksarko. Ish-futbollisti ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë duke u shuar në banesën e tij në moshën 66-vjeçare. Kontributi i tij në klubin e Partizanit ka qenë i madh pasi numëron dy tituj kampion të fitutar, të cilëve u shtohet edhe një kupë Republike. Falë nivelit të lartë të lojës të shfaqur në klub ai ia doli që të grumbullohej edhe në Kombëtare, ku ka lënë mbrësa në ndeshje të rëndësishme siç ishin ato me Irlandën e Veriut dhe me Gjermaninë Perëndimore të zhvilluara në vitet ’80.

sfidanti.al