Nagelsmann: E merituam të ishim në vend të parë

Pas barazimit 1-1 ndaj Zvicrës në takimin e fundit të raundit të grupeve në EURO 2024 që u garantoi gjermanëve vendin e parë në Grupin A, trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsmann u shpreh i lumtur me punën e ekipit të tij. Në prononcimin për mediet pas këtij takimi ai deklaroi se Gjermania e meritoi ta mbyllte në vend të parë fazën e grupeve.

“Zvicra ishte shumë e vështirë për t’u përballur, ne u mbajtëm mirë. Në fund e merituam barazimin dhe fituam grupin edhe nëse duhej të rrezikonim shumë para se të gjenim rrjetën. Goli i Fullkrug ishte shumë i bukur”, u shpreh Nagelsmann.

sfidanti.al