Muriqi drejt rikthimit në Turqi

Vedat Muriqi është pranë një rikthimi në futbollin turk, këtë herë jo te Fenerbahçe, por te Besiktas. Klubi bardhezi nga Stambolli ka nisur bisedimet zyrtare për transferimin e sulmuesit të Kosovës, i cili ka lënë gjurmë në Superligë gjatë eksperiencave me Rizesporin dhe Fenerbahçen. Pas një periudhe në Serie A dhe së fundmi në La Liga me Mallorca-n, ku shënoi 35 gola në 118 ndeshje, Muriqi është i hapur për një rikthim në Turqi.

Besiktas e sheh si përforcim të rëndësishëm për ndërtimin e një skuadre konkurruese në arenën evropiane. Klubi dëshiron ta formojë repartin ofensiv me Muriqin dhe Patrik Schick të Leverkusenit. Vetë lojtari e ka shprehur publikisht dëshirën për të luajtur sërish në Turqi, ku familja e tij ndihet rehat. Mallorca është e gatshme ta lëshojë për 5 milionë euro, një shifër që nuk përbën problem për klubin turk.

sfidanti.al