Muçi nuk dëshiron të ndryshojë ekip

Në kulmin e debatit në lidhje me të ardhmen e tij te Trabzonspor, dhe me rolin në ekipin përfaqësues, Ernest Muçi “thyen” heshtjen, me yllin kuqezi që lëshon një mesazh të qartë nga distanca, tregon se dëshira e tij është të vijojë karrierën te Trabzonspor:

“Jam shumë i lumtur që erdha këtu. Të luash futboll në Trabzon është kënaqësi. Ndihem shumë më mirë”, u shpreh shkurtimisht Muçi për mediat në Turqi duke mos përmendur në asnjë moment ekipin që ka në pronësi kartonin e tij, Beshiktash.