Lewandowski do të luajë si “Zorro” kundër Shqipërisë

Stafi teknik i Barcelonës po monitoron nga afër gjendjen e sulmuesit Robert Lewandowski, por gjithçka tregon se ai mund të jetë pjesë e listës së lojtarëve për sfidën e rëndësishme të fundjavës në La Liga. Ai pritet të jetë në fushë edhe në duelin e Play Off kundër Kombëtares sonë, teksa me shumë mundësi do të ketë në fytyrë edhe maskën.