Jose Mourinho u shkarkua nga Roma pas dy viteve e gjysmë qëndrim në kryeqytetin italian. Shkarkimi i Mourinhos erdhi pas dy humbjeve të rënda që pësuan kryeqytetasit, duke u eliminuar nga Kupa e Italisë nga rivali lokal Lazio dhe duke u mposhtur në San Siro nga Interi. Portugezi kishte vendosur që unazën që ia kishin blerë lojtarët për 60 vjetorin e lindjes por atë e la te dollapi i kapitenit Lorenzo Pellegrini, pasi kishte dyshuar se ishte mesfushori italian që ia ktheu shpinën. Megjithatë gazeta e afërt me Romën, ‘Il Romanista’ ka dalë me një shkrim special duke pretenduar se di bisedën mes kapitenit të Romës dhe trajnerit portugez. Gazetari Daniele Lo Monaco tregon se gjithçka nisi më 16 janar kur Presidenti Dan Friedkin i komunikoi Mourinhos vendimin e klubit për ta shkarkuar atë me efekt të menjëhershëm. Ndërkohë, disa lojtarë mbërritën në Trigoria pasi dëgjuan për shkarkimin e Mourinhos. Synimi i lojtarëve ishte të takoheshin me Mourinhon dhe të bisedonin me të para largimit, por “Special One” nuk ishte i prirur për këtë, duke synuar të largohej sa më shpejt nga Trigoria. Më pas, kur u kthyen në Trigoria për stërvitje pasdite, Pellegrini gjen një unazë në dollapin e tij (jo atë të Ligës së Konferencës, por atë që lojtarët i kishin dhuruar trajnerit për ditëlindjen e tij të 60-të), me një shënim të pakëndshm: “Shpresoj që të fitosh shumë në të ardhmen, gjithashtu shpresoj që të bëhesh një njeri më i mirë.” Italiani i zhgënjyer nga gjesti i Mourinhos, vendosi ta telefononte menjëherë derisa Mourinho filloi i pari bisedën: “Më thanë që fole me presidentin dhe i tha se ishte e drejtë të më largonin dhe të emëronin De Rossin në vendin tim”. Kapiteni i Romës i tha trajnerit se ka mbetur i zhgënjyer dhe asnjëherë nuk do ta bënte një gjë të tillë. “Trajner, ti po më zhgënjen. Unë kurrë nuk kam ëndërruar të bëj diçka të tillë. Askush nuk më pyeti, mbërrita në Trigoria këtë mëngjes duke menduar se do të punoja me ju. Kjo është e vetmja e vërtetë, je i lirë të besosh atë që dëshiron, por nuk ndodhi kështu.”
sfidanti.al