Ish-sulmuesi kampion i Shqipërisë me Partizanin dhe Teutën, Rubin Hebaj, ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e tij të re, Al-Orubah në Arabinë Saudite. Në sfidën me Ohod, sulmuesi shkodran bëri heroin për skuadrën e tij, duke shënuar në minutën e 90+4’, duke i dhënë tre pikë të arta në luftën për t’u ngjitur në “Saudi Professional League”. Hebaj u prezantua vetëm disa ditë më parë me Al-Orubah pasi u transferua nga Andijon në merkaton e dimrit.
sfidanti.al