Moldavia grumbllon futbollistin e Elbasanit

Cristian Dros është ftuar nga kombëtarja e Moldavisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Sfidat që do luhen në tetor do të shohin kështu të paktën një futbollist të Elbasanit që do angazhohet. Moldavët do të përballen me Andorrën dhe Maltën, me Dros që do të jetë aty për të kontribuar për vendin e tij. Këtë lajm e ka bërë të ditur dhe vetë klubi i Elbasanit me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Njoftimi i Elbasanit:

“International Dros! Cristian Dros thirret në Kombëtaren Moldave për ndeshjet e rradhës në Uefa Nations League. Me fat Cristian!”.

Dros regjistronte ftesën e fundit te Moldavia para 1 viti. Elbasani duket të ketë dhënë efektin e tij, ndërsa mbetet për t’u parë nëse mesfushori do të marrë minuta.

 

sfidanti.al