Modric blen aksionet e klubit të njohur në Angli

Luka Modric po zgjeron horizontin e tij në botën e futbollit, këtë herë jo si lojtar, por si investitor. Ylli kroat dhe mesfushori i Real Madrid është bërë së fundmi bashkëpronar i klubit uellsian Swansea.

Fabrizio Romanos, Modric ka blerë një pjesë të aksioneve të klubit të Championship-it anglez, edhe pse për momentin nuk është bërë publike përqindja e saktë. Me këtë lëvizje, 39-vjeçari do të ketë një rol më të gjerë në futboll, duke kontribuar jo vetëm në fushë, por edhe në zhvillimin strategjik të klubit të Swansea.

Kjo lëvizje nuk ka ardhur si paralajmërim për një tërheqje të afërt nga futbolli, përkundrazi. Modriç ka deklaruar qartë synimin për të vazhduar karrierën në nivelet më të larta, duke pasur objektiv pjesëmarrjen në Kupën e Botës “2026” me përfaqësuesen e Kroacisë. Po ashtu, pavarësisht spekulimeve për një largim të mundshëm, ai dëshiron të vazhdojë të veshë fanellën e Real Madrid edhe për sezonin e ardhshëm.

sfidanti.al