Tani është zyrtare: Olivier Giroud i thotë lamtumirë Evropës dhe fluturon për në MLS. Sulmuesi francez, pasi njoftoi lamtumirën e tij me Milanin në fund të sezonit, nënshkroi me Los Angeles FC. Kontratë deri në fund të vitit 2025, me opsion rinovimi për vitin 2026. “Jam i lumtur dhe i emocionuar që bashkohem me LAFC-në. Mezi pres të shkoj në Los Angeles dhe të luaj përpara 3252 (sindikata e tifozëve të LAFC) dhe të gjithë atyre tifozëve të jashtëzakonshëm”, janë fjalët e para të sulmuesit francez për skuadrën e re.
sfidanti.al