Mirlind Daku shënon dy gola në Rusi

Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, ka shënuar dy gola në ndeshjen e sotme (e shtunë) të ekipit të tij Rubin Kazan në transfertë me Orenburg. Rubin Kazan barazoi 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superligën e Rusisë.

Lojtari kryesor i mysafirëve edhe në këtë ndeshje ishte sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, i cili shënoi dopjetë. Goli i parë i djaloshit gjilanas erdhi në minutën e 16-të për 0-1, ndërsa në minutën e 34-të shënoi për 0-2 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Megjithatë, vëmendje më të madhe mori goli i parë, i cili përveçse ishte i bukur dhe nga distanca ai pati edhe një dedikim. Ky gol iu dedikua gjyshit të tij të ndjerë, i cili i vdiq dje (e premte), për të cilin Daku qau pas golit dhe për të cilin ka folur jo rrallëherë që ka pasur një raport të veçantë.

sfidanti.al