Milani nuk tërhiqet nga Fofana dhe Broja

Milan-i synon të bëjë lëvizjet e fundit në merkaton e verës, pas një sezoni që përfundoi duke u renditur në vendin e dytë dhe pas ndryshimit në pankinë me Paulo Fonseca që mori drejtimin e skuadrës si pasues i Stefano Pioli, në mënyrë që të rritet dhe të luftojë për titullin e Serie A. Klubi italian vazhdon të qëndrojë në lojë për afrimin e Youssouf Fofana, me lojtarin e Monaco që po ashtu e dëshiron këtë lëvizje. Klubi francez mbetet një pengesë dhe nuk dihet nëse mesfushori do të veshë fanellën “kuqezi” këtë sezon apo do të duhet të presë deri në përfundimin e kontratës në verën e 2025-ës që të lëvizë me parametra zero drejt Milano-s.

sfidanti.al