Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po përgatitet për debutimin këtë të enjte në Copa América, një bisedë në kanalin YouTube “Ëilling for Everything” të nipit të tij Tomás Messi. Siç zbuloi Messi, eliminimi e Argjentinës, që e ka lënduar më shumë, ishte ai i Copa América 2011, i zhvilluar në vendin e tij. Në atë edicion, bardhekaltrit humbën 4-5 me penallti kundër Uruguait në çerekfinale. “Më kujtohet që në Copa América 2011, në Santa Fe, më ofenduan me të gjitha fjalët e mundshme. Për mua dhe për të gjithë Kombëtaren ishte e vështirë”, ka rrëfyer Messi. Messi deklaroi gjithashtu se ai fle vetëm në grumbullimet e Argjentinës që kur Sergio Agüero u tërhoq nga futbolli.
sfidanti.al