Messi apo Cristiano? Giannis Antetokounmpo para zgjedhjes

‘Ylli’ i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo, gjatë ditës së medias për NBA All-Star Game, u pyet për debatin e njohur “Messi apo Cristiano Ronaldo” dhe dha një përgjigje të qartë mbi idhujt e tij të futbollit. “Messi është një talent i pastër. Një talent që kombinon punën e madhe me disiplinën gjatë gjithë karrierës dhe vazhdimësi në nivelin më të lartë. Mund të jetë lojtari më i mirë i të gjitha kohërave,” tha Giannis.

Megjithatë, ai shtoi se ndihet më afër mentalitetit të Cristiano Ronaldos: “Unë ndihem më afër njerëzve si unë: punëtorë, të disiplinuar, që kujdesen për trupin e tyre dhe që qëndrojnë konstantë gjatë viteve. Ai është 41 vjeç dhe ende luan në nivel të lartë, kështu që mentaliteti im ngjason më shumë me Ronaldon.” Giannis theksoi gjithashtu se Messi dhe Ronaldo janë persona të ndryshëm: “Ai është më spektakolar, unë nuk jam kështu. Por sa i përket punës, dashurisë për futbollin dhe dëshirës për përmirësim, ndihem më i lidhur me Ronaldon.”

Në fund, ‘ylli’ grek shtoi: “Kur të të pyesin ‘Messi apo Ronaldo’, unë them Cristiano Ronaldo. Por nëse shikon arritjet: tetë Topa të Artë, pesë Topa të Artë, një Botëror, pesë Champions League… gjithçka varet çfarë ka më shumë rëndësi për ty.” Ai gjithashtu rikujtoi idhujt e tij të fëmijërisë: “Luis Figo, Nani dhe Deco ishin të preferuarit e mi. Por në fund, duhet të zgjedhësh më të madhin: i vetëm dhe i papërsëritshëm, Cristiano Ronaldo.” Ky koment tregon qartë admirimin e Giannis për punën, disiplinën dhe qëndrueshmërinë e Ronaldos, duke e bërë atë shembull frymëzimi edhe për sportet e tjera.

sfidanti.al