Mehmeti, “mesazhe” për Sylvinho

Nëse Myrto Uzunin e presim të ndezë sërish përtej oqeanit, ja ku kemi Anis Mehmetin. Lojtari i krahut, dikush që nuk është as qendërsulmues dhe as sulmues I dytë, arriti në 11 gola në kategorinë e dytë angleze, njëri prej kampionateve më të fortë të kontinentit. Mehmeti 24-vjeçar realizoi dy herë në fitoren po 2-0 që Bristol Siti arriti ndaj Stouk Sitit, në javën e 32-të në Championship. Futbollisti kuqezi, që pritet të kthehet në kombëtare në mars për ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës, realizoi nga një rrjetë në çdo pjesë loje, fillimisht në 11’, e pastaj në 73’.

Ai pra ka 11 gola dhe 1 asist në 30 ndeshje në Championship. Shqiptari I lindur në Londër është i pesti në renditjen e Këpucës së Artë, vetëm 3 gola larg vendit të dytë, dhe 4 nga i pari. Mbi 70 për qind të ndeshjeve është titullar dhe ka luajtur rreth 70 për qind të minutave të mundshme. Mehmeti synon ta ndihmojë Bristol Sitin që të kualifikohet për në fazën e plej ofit që të jep mundësi të ngjitesh në Premier Ligë, dhe që përfshin ekipet nga vendi i tretë në të gjashtin. Për momentin, ekipi I tij është në vend të 7-të në tabelë, dhe e ndajnë vetëm dy pikë nga kjo zonë.

 

sfidanti.al