Kristian dhe Stiven Shpendi janë protagonistë në skuadrat e tyre, ndonëse kohën e suksesit e kanë pasur të ndryshme. Gjithsesi, e përditshmja kryesore sportive në Apenine, “La Gazeta delo Sport” e pa të arsyeshme t’u kushtonte një shkrim të gjatë, ndërsa në këtë fillim të janarit pritet që topi të rrotullohet përsëri. “Rëndësia e mbiemrit Shpendi, – titullon “La Gazeta”, – Kristiano nokaut e Çezenë në krizë, shfaqje e Stivenit dhe Karrareze vrapon!”. Kristian Shpendi është shënuesi më I mirë I Serisë B me 10 gola, por u dëmtua në 14 dhjetor, dhe që nga ajo ditë, skuadra e tij vetëm humb. Tre disfata radhazi dhe Çezena është tani jashtë zonës së plej ofit që mund të të sigurojë Serinë A.
Ndërkaq, 21-vjeçari tjetër Stiven Shpendi, po kthehet në formë. Ai ka shënuar dy gola dhe ka shërbyer dy asistë për Karrarezen, dhe rrjetat kanë nisur në dhjetor. Binjaku tjetër I familjes shqiptare shpreson të rikthehet në nivelet e dy sezoneve më parë kur realizoi 12 herë tek Çezena, aty ku tani luan vëllai i tij. Falë Stivenit, Karrareze ka hyrë në zonën plej of në Serinë B, ndërsa në pranverë pritet një duel goli I dy vëllezërve.
sfidanti.al